Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona e Flick ia “rrëmben” Realit titullin e 3-të radhazi, statistikat “çojnë peshë” tifozët katalanas (PARASHIKIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona e Flick ia “rrëmben” Realit titullin e 3-të
Hansi Flick - Jose Mourinho

Sezoni i ri 2026/27 në La Liga pritet të nisë më 15 gusht dhe padyshim, rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid do të jetë sërish kryefjalë, edhe e këtij edicioni.

Të dyja klubet më elitare të Spanjës kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në këtë merkato. Në radhët e madrilenëve u emërua Jose Mourinho në stol, një rikthim ky për portugezin që u zgjodh për rimëkëmbjen e klubit pas dy sezoneve rresht pa fituar trofe.

Sakaq, tek katalanasit mbizotëron ambicia për të ndjekur të njëjtën rrugë suksesi dhe për të mbrojtur “kurorën” me “arkitektin” Hansi Flick që deri më sot ka ngritur “murin” ndaj rivalit të përbetuar sa i takon trofeve.

Së fundmi, një statistikë e publikuar nga platforma e parashikimeve, tregon se Barcelona e gjermanit nuk pritet të luajë nga froni dhe shihet si favorite për t’u shpallur sërish kampione edhe për këtë edicion që po afron. Suksesi i tyre kuotohet 54%, ndërsa ai i Real Madridit 41%. Dukshëm, një diference e konsiderueshme mes rivalëve.

Deri në këto momente, sa i takon “rivalitetit” në merkato, Reali rezulton më aktiv sa i takon afrimeve; Bernardo Silva, Yan Diomande, Denzel Dumfries, Marc Cucurella, Ibrahima Konate dhe Carlos Espi. Teksa te Barcelona spikasin Anthony Gordon, Karim Adeyemi dhe shumë pranë shihet Rodri.

Poll

Lexo gjithashtu