Rodri është kthyer në këto momente në objektivin kryesor të Barcelonës. Pasi një ditë më parë mori “ok” nga vetë mesfushori, tashmë drejtuesit e klubit kanë hyrë në negociata me Manchester Cityt për gjetjen e marrëveshjes.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, palët janë në diskutime të hapura për të kuptuar se si mund ta zgjidhin këtë operacion, ndërsa “Qytetarët” pretendojnë së paku 60 milionë euro. Propozimi, në anën tjetër, i katalanasve prek 45 milionë eurot, plus 15 të tjera në formë bonusesh.
Duhet thënë se në garë për Rodrin ishte dhe Real Madrid, madje flitej se marrëveshja ishte në detajet e fundit, por përfshirja e Barcelonës në këtë “valle” merkatoje bëri që kampioni i Botës ta mendojë sërish destinacionin e tij, i bindur dhe nga shokët e skuadrës që luajnë për katalanasit.
View this post on Instagram






