Duket se Julian Alvarez është i destinuar të qëndrojë edhe për këtë sezon te Atletico Madrid, duke i dhënë fund përpjekjeve për një transferim te rivalët e Barcelonës.
Në një postim të shpërndarë nga Atletico në rrjetet sociale, shihen futbollistët e rikthyer që ushtrojnë në palestër e që shumë shpejt do t'i bashkohen pjesës tjetër të grupit për t'u vënë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.
Ky i fundit është me pushime dhe do të kthehet të mërkurën, çfarë bën që sulmuesit t'i ngrihet "muri" dhe të mbetet në "Wanda Metropolitano".
Mediat në Spanjë e thonë me siguri të lartë se Alvarez është një "sagë" e mbyllur duke i dhënë "shqelmin" e fundit përpjekjeve të presidentit Joan Laporta që e kishte dëshirë të hershme transferimin e lojtarit.
View this post on Instagram






