Atletico mposhti Realin në derbin e Madridit, rezultati përfundimtar 2-1, takim ky i vlefshëm për javën e pestë të LaLiga-s. Me gjithë kontestimet nga ana e “Los Blancos” për vendimet e arbitrit të cilat i konsiderojnë të padrejta, në fushë “djemtë” e Simeones u treguan më të “zotët” në fushë për të arritur tek fitorja.
Pikërisht, ky i fundit pas ndeshjes ka deklaruar dhe ekipin më të fortë sot për sot në kampionat, që sipas tij është Barcelona.
“Ata janë më të mirët. Duket që luajnë një sport krejt tjetër nga ai që ne luajmë. Nuk kanë një sulmues tipik 9-sh, aty shfaqet Raphinha dhe shënon plot 12 gola. Edhe Lamine Yamal ka shënuar 7. Të bëjnë presion në stadiumin e tyre dhe të vjedhin kohën. Nuk hezitojnë të marrin risqe dhe as të pësojnë gol. Duket qartë që janë një tjetër nivel. Personalisht, e shoh Barcelonën ekipin më të mirë në këto momente”, tha Simone.






