Një gjest tejet prekës ka të bëjë me mesfushorin argjentinas Rodrigo de Paul, i cili i ka dhënë një mbështetje të madhe shokut dhe bashkombësit të tij, Lionel Messi.
Pas shënimit të një goli fantastik me fanellën e Inter Miamit në kuadër të Leagues Cup, Rodrigo de Paul nuk festoi thjesht për suksesin e skuadrës. Ai vrapoi drejt kamerave duke mbajtur lart dhe treguar fanellën me numrin 10 të Lionel Messit. Ky veprim erdhi si një mbështetje e hapur ndaj Messit, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij pas humbjes së babait.
Ky gjest tregon se lidhja mes tyre nuk është thjesht si shokë skuadre, por një miqësi e vërtetë që qëndron në krah të njëri-tjetrit edhe në momentet më të dhimbshme.
Justo después de marcar un golazo con el Inter Miami en la Leagues Cup.
— Motivaciones Fútbol (@MotivacionesF) August 9, 2026
Rodrigo de Paul salió corriendo mientras mostraba la camiseta de Lionel Messi a las cámaras con un homenaje para su amigo, quien tuvo la pérdida de su padre el día de hoy.
El gol con la dedicatoria más… pic.twitter.com/2cYzCn6HTJ






