Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime!” Portieri rrëfen vuajtjen dhe dhimbjen për vdekjen e Jesus de Miguel

Shkruar nga NEWSPORT
“Këto janë ditët më të vështira të
Goditja e Jesus Owono ndaj Jesus de Miguel

Data 2 nëntor e këtij viti do të mbetet e "gdhendur" me vuajtje për portierin Jesus Owono. Në ndeshjen Tenerife - FC Andorra, La Liga2, portieri nga Guinea Ekuatoriale, në përpjekje për ta larguar topin, u përplas në mënyrë brutale me sulmuesin e Tenerifes, Jesus de Miguel.

Ky i fundit, nga kjo goditje e fortë, pësoi arrest kardiak, por një ditë më pas, në spital, nuk mundi t’i rezistonte fatit të hidhur, vdekjes. Ditën e sotme, Jesus Owono ka ndarë një postim për këtë ngjarje, ndërsa shprehet tej mase i trishtuar, duke i përkufizuar si ditët më të vështira të jetës.

“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime. Është e vështirë për mua të gjej fjalët dhe e kam shumë të vështirë të përvetësoj çdo gjë që ka ndodhur. Ndjej dhimbje të madhe për humbjen e Jesusit.

Mendoj për të, familjen e tij dhe të gjithë njerëzit që e donin. E di që do të ketë shumë çështje për t'u adresuar, do të përballem me çdo gjë që vjen me gjithë respektin e duhur. Por tani, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesusit dhe dhimbjes që po përjetojmë. U prehsh në paqe, Jesus", mesazhi i Owono.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

 

 

 

 

Lexo gjithashtu