Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kemi mungesa, por synimet janë të qarta”, Luis Enrique para finales me Aston Villan: Jemi përgatitur maksimalisht

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi mungesa, por synimet janë të qarta”, Luis Enrique
Luis Enrique

Paris Saint-Germain do të përballet me Aston Villa të nesërmen në mbrëmjen, në finalen e Superkupës së Europës. Ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin e Salzburgut të Austrisë do të nisë prej orës 21:00.

Prag këtij dueli ku kampionët e Europës do tentojnë të mbrojnë statustin e skuadrës fituese të këtij trofeu, ka folur trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Gjendja e skuadrës?

Lojtarët që vijnë nga Kombëtaret sapo janë kthyer. Francezët, spanjollët, marokenët, u kthyen të martën ndërsa brazilianët dhe portugezët një javë më parë. Në termat e një ndeshje të nivelit të lartë për nesër, do të jetë e vështirë ta shoh këtë. Disa prej lojtarëve tanë mezi janë stërvitur, por ata që janë stërvitur do të luajnë nesër.

Synimi?

I kemi vënë ambicie të qarta vetes, do të vazhdojmë të ecim kështu. Jemi duke u përgatitur për sezonin dhe duam të jemi në gjendjen më të mirë në fundin e tij, më mirë se sa në start.

Poll

Lexo gjithashtu