Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jorge Jesus shmang sërish Ronaldon dhe e “fshin” nga fitorja e Portugalisë, postimi i trajnerit i thotë të gjitha

Shkruar nga NEWSPORT
Jorge Jesus shmang sërish Ronaldon dhe e “fshin” nga fitorja e
Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus

Duket se Jorge Jesus e ka harruar plotësisht Cristiano Ronaldon, së paku referuar postimit të tij të fundit. Trajneri i Portugalisë ka dalë me një postim në rrjetet sociale, ku shpreh kënaqësinë pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Danimarkës, 2-4.

Edhe pse u kryqëzua në masë për sjelljen ndaj sulmuesit, i cili konsiderohet edhe simbol i kësaj përfaqësueseje, Jesus vijon ta ushtrojë i qetë detyrën e tij te “luzitanët” dhe këtë e vërteton edhe postimi i fundit i tij.

“Ishte një ndeshje e mirë. Eksperienca e lojtarëve tanë dhe shpirti i garës që treguan bënë diferencën. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Jesus në Instagramin e tij.

Polemikat ende vazhdojnë të shpërthejnë në rrjet, mbi trajtimin që iu bë Ronaldos, i cili u largua menjëherë, i ndjerë i “tradhtuar” nga stafi teknik që nuk e aktivizoi asnjë minutë, edhe pse iu premtua diçka e tillë pikërisht përballë Danimarkës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu