Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo shihet i vendosur për të arritur 1 mijë golat në karrierë. Teksa i ka koleksionuar 980 të tillë dhe i mungojnë vetëm 20, sulmuesi portugez ka ngritur sërish “stekën” duke e quajtur veten më të mirin e të gjitha kohërave.
“Jam më i miri, numrat flasin vetë. Njerëzit s’po e vlerësojnë atë që jam duke bërë tani. Shqetësohen vetëm se sa kanë mbetur që të shkoj tek 1 mijë golat. Por jam më i miri. Nëse flasim për golat, statistikat janë aty”, ishin fjalët e Ronaldos.
Ky sezon mund të jetë pikërisht i duhuri për CR7-tën që të kompletojë këtë objektiv si me ekipin e Al Nassr në Ligën Saudite, gjithashtu dhe me Kombëtaren e Portugalisë.






