Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Infrastrukturë e gjeneratës së re, Italia nis valën më të madhe të investimeve në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Infrastrukturë e gjeneratës së re, Italia nis valën më
Kupa e Europës

Italia ka nisur një projekt ambicioz për modernizimin e stadiumeve të saj, në prag të organizimit të Kampionatit Evropian 2032, të cilin do ta presë së bashku me Turqinë.

Sipas ministrit italian të Sportit, Andrea Abodi, futbolli italian po hyn në një epokë të re, duke e cilësuar procesin si një “transformim epik” që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Projekti përfshin 13 qytete italiane Bari, Bologna, Cagliari, Firence, Genova, Lecce, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Salerno, Torino dhe Verona me një total prej 16 stadiumesh që do të ndërtohen ose rinovohen.

Vlera e investimeve arrin në rreth 4.5 miliardë euro, ndërsa qeveria, bashkitë dhe klubet po bashkëpunojnë ngushtë për të përshpejtuar realizimin e projekteve, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh. Ky modernizim synon jo vetëm të përgatisë Italinë për EURO 2032, por edhe të sjellë një ndryshim të madh në infrastrukturën sportive të vendit, duke e bërë futbollin italian më konkurrues dhe stadiumet më moderne për tifozët.

Poll

Lexo gjithashtu