Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Igli Tare ra pre e vjedhjes në tren, policia italiane reagon në kohë rekord

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare ra pre e vjedhjes në tren, policia italiane reagon në
Igli Tare në ambientet e Policisë Shtetërore të Italisë

Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe legjenda e Kombëtares, Igli Tare dje ra pre e vjedhjes në tren, çanta me sendet personale, teksa ishte duke udhëtuar drejt Romës në Itali.

Tare sapo mbërriti në stacion, menjëherë denoncoi këtë ngjarje dhe me ndihmën e Policisë Hekurudhore, u bë e mundur lokalizimi i autorit dhe kapja e tij në kohë rekord, përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë. Tares iu kthye çanta, ndërsa autori do të përballet me fuqinë e ligjit.

Për këtë ngjarja, ka reaguar publikisht edhe Policia Shtetërore e Italisë. “Fatkeqësisht, në trena, ndonjëherë një çast shpërqendrimi është i mjaftueshëm për të çuar në surpriza të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares, çanta e të cilit u vodh nga dollapi i sipërm.

Për fat të mirë, megjithatë, ish-drejtori sportiv, sapo kishte zbritur nga treni në Romë, kishte menduar paraprakisht të kontaktonte menjëherë Policinë Hekurudhore të Lazios.

Oficerët, duke përdorur pamjet e kamerave të mbikëqyrjes, arritën ta identifikonin hajdutin brenda pak minutash”, postimi i Policisë Shtetërore të Italisë, ndërsa në foto shfaqet edhe Tare me punonjësit e këtij institucioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Polizia di Stato - Italy (@poliziadistato)

Poll

Lexo gjithashtu