Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Igli Tare përjeton “tmerrin” në Itali: Pasi mori pjesë në lamtumirën e Baresit, ish-drejtori sportiv i Milanit grabitet në tren

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare përjeton “tmerrin” në Itali: Pasi mori
Igli Tare

Igli Tare ka rënë pre e një grabitje në mbrëmjen e së martës, gjatë një udhëtimi drejt Romës me tren.

Ish-drejtori sportiv i Milanit vuri se çanta e tij në të cilën kishte sende me vlerë dhe dokumente të rëndësishme, i mungonte, pas zbritjes nga treni dhe menjëherë iu drejtua policisë për të denoncuar ngjarjen.

Fatmirësisht, forcat policore e lokalizuan autorin duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij, ndërsa çanta iu kthye brenda pak minutave të zotit, në kohë rekord.

Tare ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së ikonës Franco Baresi që mbylli sytë përgjithmonë të premten e kaluar në moshën 66-vjeçare.

Poll

Lexo gjithashtu