Filip Kostic
Filip Kostic është shumë pranë zyrtarizimit te PSV Eindhoven. Serbi do ti bashkohet gjigantit holandez si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
PSV ka arritur një akord verbal me lojtarin dhe 33-vjeçari do të jetë ditën e nesërme në Eindhoven dhe për tju nënshtruar vizitave mjekësore. Pas kalimit me sukses të mjekësoreve, Kostic pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin holandez deri në vitin 2028.
Për të siguruar shërbimet e tij, Kostic ka refuzuar më parë një ofertë nga klubi grek i AEK Athinës, duke zgjedhur përfundimisht projektin e PSV-së.
Poll






