Ndryshe nga sezoni i kaluar te Leipzig, sulmuesi shqiptar, Barjan Gruda po tregon versionin më të mirë këtë edicion te “Demat”. Në ndeshjen e Champions League mes Leipzig dhe PSV-së, talenti shënoi golin e fitores në minutën e 75-të.
Por ajo që ka “pushtuar” mediat botërore përkon me rastin kur Gruda, nga linja drejt futjes në thellësi të zonës rivale, realizon driblime plot klas, kalim të topit mes këmbëve dhe "vallëzime", madje edhe në limitet e vijës fundore.
22-vjeçari u kërkua për një kohë të gjatë nga Shqipëria, por përgjigjja e tij ishte e prerë: “Dua vetëm Gjermaninë”. Edhe pse Jurgen Klopp e kishte në listë për ndeshjet e Ligës së Kombeve te “Pancerat”, Gruda nuk e bëri dot debutimin për shkak të problemeve fizike.
View this post on Instagram






