Ambicia është përgjigjia më e mirë për të përshkruar egon dhe kjo i shkon përshtat mitit të Cristiano Ronaldos i cili duket se është fiksuar në maksimum për të arritur shifrën historike të 1 mijë golave në karrierë.
Teksa numri është reduktuar në 15, gjestet e sulmuesit portugez mund të kumtojnë dëshirën e madhe që rrjedh në venat e tij.
Në çdo foto, Ronaldo formon gërmën “M” me gishtat e tij, që simbolizon dhe numrin 1 mijë në gjuhën romake. Kështu, sipas tifozëve të cilët e kanë lidhur direkt gjestin e tij me objektivin e madh të kapitenit të Portugalisë.
Me performancën që po tregon në fushë, Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë sezonin pikërisht me këtë “trofe” individual në palmerin e arritjeve të tij personale. Numrat janë reduktuar, ndërsa ndeshjet sa vijnë e shtohen.
View this post on Instagram






