Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli
Deklarata e ish-mesfushorit shqiptar, Valon Behrami ka habitur jo pak. Së fundmi, ish-lojtari i përfaqësueses zviceriane ka qenë i ftuar në emisionin “RSI Sport”, duke treguar se kush është për të, stadiumi me atmosfertën më elektrizuese.
“Të gjithë flasin për këtë atmosferë në 'Anfield Road', por unë... epo, nuk e kam vënë re kurrë. Ata këndojnë në fillim dhe pastaj... në Itali, mund të gjesh 15 stadiume me një nivel më të lartë entuziazmi.
Unë e kam të thjeshtë, zgjedh tifozët e Catanias (luan në Serie C të Italisë), 100% janë më lart, krijohet atmosferë elektrizuese”, ishin fjalët e Behramit.
Poll






