Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gianni Infantinos i “dalin sheshit” fitimet e padeklaruara, gazeta prestigjioze: Presidenti i FIFA-s zotëroi një pagë të dytë dhe vilë në Miami

Shkruar nga NEWSPORT
Gianni Infantinos i “dalin sheshit” fitimet e padeklaruara, gazeta
Gianni Infantino

Një tjetër skandal ka plasur sa i takon Gianni Infantinos, presidentit të FIFA-s. Këtë herë është gazeta prestigjioze britanike që zbulon se kreu i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë ka përfituar një pagë të dytë që nuk është e deklaruar si dhe një vilë luksoze në Miami.

Edhe pse Infantino është përpjekur të tregojë transparencë me fitimet e tij, duket se “The Times” ia ka nxjerrë të gjitha “sheshit”, ku përmenden 1,6 milionë eurot që i ka arkëtuar nga një kompani amerikane që kishte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës të këtij edicioni.

Ndryshe nga sa ka deklaruar presidenti zviceran, pra 4,57 milionët e deklaruara nga FIFA në raportin vjetor, skema e fshehur flet për “dredhitë” e Infantinos.

Sa i takon vilës që zotëron në Miami, presidenti ka paguar qira për tre vjet dhe se një pjesë e pagesave shtesë që ka marrë mund të lidhet me shpenzimet e banimit të tij pikërisht në ishujt Sunset.

Gianni Infantinos i “dalin sheshit” fitimet e padeklaruara, gazeta
 

 

Lexo gjithashtu