Bota e futbollit në Spanjë përjetoi një tronditje të madhe, pas ndarjes nga jeta të Jesus de Miguel në moshën 30-vjeçare. Sulmuesi i Tenerifes pësoi arrest kardiak pas një përplasje të frikshme në fushë në ndeshjen me Andorrën dhe nuk ia doli të mbijetojë.
Një tragjedi e vërtetë që ka sjellë reagime nga më të ndryshme në shenjë solidariteti dhe ngushëllimi për këtë humbje të trishtë të lojtarit të Tenerifes. Barcelona, Real Madrid dhe Atletico janë bërë bashkë në këtë dhimbje, duke shprehur ngushëllimet në adresë të klubit të kategorisë së dytë në Spanjë, ndërsa në stërvitje nga ana e madrilenëve është mbajtur një minutë heshtje për të respektuar zinë.
Në dhimbje janë bashkuar edhe yjet e futbollit si Kylian Mbappe, Pedri, Nico Paz dhe Achraf Hakimi, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi përmes komenteve të tyre.
View this post on Instagram






