Paris Saint-Germain e nisi mbarë këtë sezon të ri, pasi mposhti Aston Villan në finalen e Superkupës së Europës, duke siguruar kështu trofeun e parë europian, në vigjilje të edicionit që po afron.
Parizienët iu falën golave të Khvicha Kvaratskhelias në minutën e 20-të dhe Desire Doue në të 61-tën, duke bërë të pavleshëm golin e shënuar nga Brian Madjo.
Pas përfundimit të takimit, që u dominua totalisht nga skuadra franceze, foli trajneri i këtyre të fundit, Luis Enrique.
“Ishte një ndeshje e vështirë për ta përgatitur. Lojtarët kishin nevojë për një pushim dhe për të kaluar pak kohë me familjet e tyre. Por në çdo moment që veshin fanellën e Parisit, ka një lidhje me tifozët dhe mes lojtarëve po ashtu. Ajo çfarë treguam sot sërish është që përtej gabimeve dhe shumë gjërave që munguan, ne jemi gjithmonë i njëjti ekip siç kemi qenë.
Ne flasim shpesh për lojtarët që e nisin ndeshjen nga fillimi (si titullarë), por është shumë e rëndësishme që të jesh i gatshëm edhe kur vjen nga stoli, pra si zëvendësues. Të gjithë lojtarët janë në të njëjtën linjë dhe kjo është vërtetë shumë e rëndësishme, sepse të fitosh trofe të mëdhenj, duhet t’i bësh të gjithë bashkë.”






