Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FITORET NË KUALIFIKUESE/ Klubet e Superligës u lënë “targën” atyre të Serbisë, ekipet e Superiores “parakalojnë” fqinjët

Shkruar nga NEWSPORT
FITORET NË KUALIFIKUESE/ Klubet e Superligës u lënë
Drita, Egnatia dhe Dinamo

Një renditje e publikuar së fundmi nga platforma e njohur e të dhënave “football.meets.data”, ka nxjerrë në pah numrin e fitoreve për klubet e shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s.

Kreun e mban Letonia, pasi klubet e saj që marrin pjesë kanë arritur të marrin 12 fitore, ndërsa pas tyre ndjekin Kroacia dhe Azerbajxhani me nga 11 për kokë. Çfarë bie në sy është Kosova, e cila renditet në vendin e 6-të me 7 fitore që kanë ardhur nga klubet si Drita, Ballkani dhe Malisheva.

Sa i takon Shqipërisë, ajo ndodhet në të njëjtën “linjë” me Serbinë edhe pse në këtë pozicion duket se ka një “parakalim”. Plot 6 fitore kanë arritur së bashku, Dinamo dhe Egnatia, të cilat tashmë do provojnë të shkruajnë historinë në “play-off”. Duket se klubet shqiptare kanë bërë më mirë në këtë aspekt se ato portugeze, holandeze, greke dhe të tjera.

Një vlerësim shumë i madh për klubet tona që krahas fitoreve, kanë “korrur” fitime të majme edhe në aspektin ekonomik.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu