Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Federata Spanjolle e Futbollit mendon për gratë, vezoret e tyre mund të ngrihen: Kështu nuk e ndërpresin karrierën e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Federata Spanjolle e Futbollit mendon për gratë, vezoret e tyre mund
Foto e gjeneruar me AI

Federata Spanjolle e Futbollit po përgatit një marrëveshje që do t’u mundësojë futbollisteve të kombëtares që të ngrijnë vezoret. Kjo, në mënyrë që të mos detyrohet që të zgjedhin mes karrierës dhe mëmësisë.

Për vite me radhë, shumë lojtare e kanë shtyrë “të bërit nënë” nga frika se do të humbnin formën ose vendin në kombëtare.

Kjo masë e marrë është pjesë e nismave për të ndihmuar futbollistet që të balancojnë karrierën me jetën familjare. Federata spanjolle thekson se synimi është që futbollistet të vazhdojnë të luajnë në nivele të larta, pa hequr dorë nga dëshira për të pasur fëmijë.

Kështu, lojtaret do të kenë më shumë mundësi të planifikojnë të ardhmen e tyre. Një hap i ri ky për futbollin e femrave në Spanjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Upsocl TheCracks (@upso.thecracks)

Poll

Lexo gjithashtu