Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Vodhi” hapur Bayern Munich në Champions League, UEFA i bën “gjëmën” Egnatias me arbitrin “problematik” kundër Lillestrom

Shkruar nga NEWSPORT
“Vodhi” hapur Bayern Munich në Champions League, UEFA i
Joao Pinheiro, Bayern - PSG

Egnatia do të zbres në fushë pas 2 ditësh kundër Lillestrom, ndeshja e dytë e fazës Play Off të Europa League. UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin e këtij ballafaqimi, i cili do ta mbahet në Norvegji.

Joao Pinheiro i është besuar të mbaj rolin e kryesorit, shoqëruar nga “trupa” portugeze si Luciano Maia, Hugo Marques (asistentë), kurse Joao Gonçalves në pozitën e arbitrit të 4-të. Tiago Martins dhe Andre Narciso do të jenë në VAR.

Ky vendim i UEFA-s nuk sjell aspak siguri, marrë shkas nga e shkuara. Ndeshja Bayern Munich – PSG (1 – 1), u shoqërua me polemika të mëdha, aty ku u aludua gjerësisht për 1 penallti të padhënë në adresim të Bayern dhe kartoni i kuq i mohuar në adresim të PSG-së.       

“Vodhi” hapur Bayern Munich në Champions League, UEFA i
arbitrat

 

Poll

Lexo gjithashtu