Ernest Muçi, Europa League dhe Myrto Uzuni kur luante me Ferencvaros
Trabzonspor ka ndërtuar ekip të “frikshëm” me afrimet e fundit në merkaton e verës. Transferimi më i “zëshëm” përkon me Mohamed Salah, aty ku shumë pak e prisnin kalimin e “faraonit” egjiptian në Superligën turke, aq më pak te Trabzonspor.
Pavarësisht “artilerisë së rëndë” në emra, skuadra e drejtuar nga Fatih Tekke e humbi ndeshjen e parë kundër Ferencvaros në fushën e tyre, 0 – 1. Te skuadra hungareze, ka luajtur mes viteve 2020-2022 sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Sonte, prej orës 20:30, Ernest Muçi me shokë do kërkojnë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin në grupet e Europa League. Sulmuesi i Shqipërisë, Muçi vjen nga forma e mirë, asisti i fitores kundër Basaksehir.
Poll






