Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Thirrjet anti-shqiptare nga serbët, Crvena Zvezda “jep llogari” para UEFA-s për tifozët e saj (SHIFRA E GJOBËS)

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet anti-shqiptare nga serbët, Crvena Zvezda “jep llogari”
Tifozët e Crvena Zvezda

UEFA ka marrë masa ndaj Crvena Zvezdës pas incidenteve të regjistruara nga tifozët e saj gjatë ndeshjes së “play-off”-it të Ligës së Europës më 20 gusht.

Klubi serb është gjobitur me 50 mijë euro për thirrje anti-shqiptare dhe kundër Kosovës të dëgjuara në stadium. Në total, gjoba e vendosur ndaj Crvena Zvezdës arrin në 99.500 euro për shkelje të ndryshme të rregulloreve disiplinore.

Përveç sanksionit financiar, UEFA ka vendosur klubin serb në një periudhë prove dyvjeçare. Në rast të përsëritjes së incidenteve të ngjashme, Crvena Zvezda rrezikon mbylljen e pjesshme të stadiumit në ndeshjet evropiane.

VENDIMET:

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 20 000 euro për bllokimin e kalimeve për tifozët.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 50 000 euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një aktivitet sportiv.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 9 500 euro për ndezjen e mjeteve piroteknike.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 20 000 euro dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të FK Crvena zvezda-s (konkretisht, sektori 3 i tribunës së Veriut) gjatë ndeshjes së ardhshme të një kompeticioni të UEFA-s, në të cilën FK Crvena zvezda do të luajë si skuadër pritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj. Kjo masë e mbylljes së pjesshme të stadiumit pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke nisur nga data e këtij vendimi.

Poll

Lexo gjithashtu