Egnatia tregoi karakterin dhe vendosmërinë e duhur përballë Shamrock Rovers, në ndeshjen e kthimit në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasit u “dendën” me gola, duke i shkaktuar irlandezëve dhe përmbysjen e madhe në tokën shqiptare, duke i mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 6-4, një rezultat historik ky që u garanton kampionëve të Shqipërisë, minimalisht grupet e Conference League.
Pas përfundimit të këtij takimi, foli për mediat një prej protagonistëve të këtij suksesi, Alessandro Albanese që i shënoi dy nga golat e fitores.
"Çfarë ndryshoi mes ndeshjes së parë dhe asaj të dytë? Është e vështirë të luash jashtë fushe. Moti nuk ishte në favorin tonë aty. Në stadiumin tonë sot, ishte një ndeshje shumë e mirë. E kemi analizuar mirë dhe jemi përqëndruar shumë. Kemi luajtur futboll shumë të mirë.
Albanese si dihet me pozicionin në fushë? Përpiqem të ndihem mirë në çdo pozicion. Sido që të jetë. Kërkoj që të gjej poziconin e mirë për mua. Luajtëm më shumë futboll sot, për mendimin tim.
Viti i dytë te Egnatia? Kush është sekreti juaj? Nuk është sekret. Përpiqemi të jemi të përqëndruar. Me mendjen tona me këmbët tona. Përpiqem thjesht të luaj futboll. Nuk ka sekret, vetëm stërvitje.
Fryma e grupit, ndihmë reciproke? Është vetëm motivimi për një ndeshje të tillë. Është shumë e rëndësishme të fitosh ndeshje të tilla. Jemi përpjekur të luajmë mirë për tifozët, qytetin dhe ata që ishin në stadium.
Premio? Nuk e di sa do të marrim."






