Ndërsa na ndajnë edhe 2 ditë nga ndeshja Egnatia – Shamrock Rovers, raundi i 3-të në Europa League, ekipi rrogozhinas do tentoj përmbysjen e madhe dhe kualifikimin në Play-Off, stadiumi “Arena Egnatia”.
E dhënë shumë premtuese për skuadrën e Nevil Dedes përkon me koeficientët. Nga 2.88 që ishte fillimisht triumfi i rrogzhinasve në sfidën e dytë, ka arritur deri në 2.05.
Kurse suksesi i mundshëm i Shmarock Rovers ka pësuar rritje të madhe, nga 2.30 në 3.30. Një tjetër faktorë që bind, ka të bëjë edhe me numrin e golave që ka shënuar ekipi i drejtuar nga Nevil Dede në Rrogozhinë, 6 kundër Pretrocub dhe 3 ndaj Celje, mesatarisht 4.5 finalizime për takim.
Të dyja këto komponentë, premtojnë se Egnatia mund të konkretizoi “mrekullinë”, pasi humbi ndeshjen e parë 1 – 3 në Irlandë.






