Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Pritet duel “zjarri” në Rrogozhinë, nesër në mbrëmje ndahet “shapi nga sheqeri” mes Egnatias dhe Shamrock

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet duel “zjarri” në Rrogozhinë, nesër në
Egnatia - Shamrock Rovers

Egnatia do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të UEFA Europa League, teksa do të presë në shtëpi skuadrën irlandeze të Shamrock Rovers.

Pas humbjes 3-1 në transfertë në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të kërkojë përmbysjen e rezultatit përpara tifozëve të saj dhe kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht, në stadiumin “Arena Egnatia”, në orën 21:00.

Në përballjen e parë në Irlandë, Egnatia reagoi pas avantazhit të vendasve, duke barazuar rezultatin në pjesën e parë me Jaime, por Shamrock Rovers arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë dhe të marrë fitoren 3-1. Tashmë, kampionët e Shqipërisë kanë 90 minuta përpara për të ndryshuar fatin e kësaj përballjeje.

Poll

Lexo gjithashtu