Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Po përjeton formën më të mirë në karrierë, Egnatia “blindon” prapavijën dhe i dërgon “mesazh” norvegjezëve me lojtarin 375 mijë eurosh

Shkruar nga NEWSPORT
Po përjeton formën më të mirë në karrierë,
Egnatia - Lillestrom

Egnatia pasi ka siguruar minimalisht prezencën në grupet e Conference League, arritje historike, kampionët e Superiores janë në garë për në Europa League, teksa luajnë sonte ndeshjen e parë ndaj Lillestrom, prej orës 21:00.

Në banerin e publikuar nga klubi rrogozhinas, evidentohet vetëm qendërmbrojtësi Eljon Sota. Përsa i takon Kupave të Europës, 28-vjeçari fierak i ka luajtur të gjitha ndeshjet me Egnatian, ndërsa vlerësohet “mur” në prapavijë.

Sota po përjeton formën më të mirë në karrierë, e dëshmuar edhe nga rritja e vlerës sipas “Transfermarkt”, duke kapur kuotën e 375 mijë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Lexo gjithashtu