Egnatia do të përballet mbrëmjen e sotme me Lillestrom, në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e “play off” të Europa League. Sfida e cila do të luhet në “Arasen Stadion” do të nisë prej orës 19:00.
Pak orë para këtij dueli historik që përkon dhe me ëndrrën e madhe të rrogozhinasve për të prekur grupet e këtij turneu evropian, tre titullarët e ekipit, kapiteni Albano Aleksi, Eljon Sota dhe Eneo Bitri kanë ardhur me mesazhe të rëndësishme drejtuar tifozëve duke kërkuar prej tyre mbështetje maksimale për këtë natë historike.
Albano Aleksi: "Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne dhe për ekipin tonë dhe gjithashtu për futbollin shqiptar sepse edhe në këtë natë që ne luajmë sot, po mendoj finalja e Europa Leagues. Mendoj se duhet të jenë sa më shumë sot të na mbështesin, sidomos tifozët tanë, por edhe tifozët e ekipeve të tjera sepse sot ne luajmë jo vetëm për veten tonë por edhe për gjithë Shqipërinë sepse pas kaq shumë vitesh ne pretendojmë dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën sot dhe të arrijmë grupet e Europa League."
Eljon Sota: "Ftojmë të gjithë tifozët shqiptarë sot të na mbështesin sepse sot është një natë shumë e madhe për ne dhe për të gjithë futbollin shqiptar dhe gjithë së bashku besoj të marrim rezultat pozitiv."
Eneo Bitri: "Sot ju presim në stadium për një mbështetje sa më të zjarrtë. Të na jepni forcë për t’ia dalë. Forca Egnatia".






