Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Një ditë para ndeshjes në Europa League, Luciano Spalleti analizon “defektet” e Juventus dhe flet për zërat e Contes

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë para ndeshjes në Europa League, Luciano Spalleti
Luciano Spalleti

Juventus do të rikthehet në fushë të enjten për ndeshjen e parë evropiane përballë Nijmegen. Bardhezinjtë vijnë nga një humbje deklasuese në fundjavën e kaluar në kampionat ndaj Sassuolos, ndaj dhe në këtë duel do tentojnë të “kthejnë faqen”, madje për t’i bërë edhe një nisje të mbarë këtij kompeticioni.

Prag takimit me rivalët holandezë, ka folur trajneri Luciano Spalleti. Italiani u pyet mbi humbjen e shkaktuar në Serie A, për gjendjen aktuale të ekipit, zërat që “kumbojnë” për një emërim hipotetik në stol të Antonio Contes si dhe për ndeshjen e nesërme.

“Jemi të vetëdijshëm se ka ende vend për përmirësim. E analizuam situatën në thellësi, sidomos në pozicionet që kanë nevojë për t’u zgjidhur. Duhet të jemi më të ngjeshur për t’u bllokuar pasimet e kundërshtarëve tanë. Ndryshimi qëndron i gjithë tek mënyra se si e interpreton situatën.

Spekulimet, Conte? Ti e ndjen presionin në momentin që harron se kush je. Kur dëgjon çfarë thuhet gjithandej, e humbet identitetin tënd. Këto zëra nuk më surprizojmë, kur dimë se kemi gjëra më të rëndësishme, të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të tregojmë se jemi Juventusi.

Nijmegen? Trajneri i tyre luan futboll sulmues dhe nga shënuar mesatarisht dy gola për ndeshje. E aplikojnë shumë mirë presionin. Duhet të jemi gati për çdo gjë në mënyrë që të mos përjetojmë vështirësi”, tha Spalleti.

Lexo gjithashtu