Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Nga supersfida e Milanit te Granit Xhaka, në fushë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare! Sonte nis Europa League (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga supersfida e Milanit te Granit Xhaka, në fushë edhe sulmuesi i
Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Europa League. Pikërisht sonte, nis sezoni i ri 2026/2027 i Ligës së Evropës, ku pritet të ketë spektakël dhe shumë emocione.

Gjithçka do të startojë që në orën 18:45, kur do të luhen dy ndeshje. Ararat-Armenia pret në shtëpi Spartën e Pragës, ndërsa Celta Vigo do të luajë në transfertë përballë Omonia.

Supersfida e kësaj mbrëmje është pikërisht ajo mes Milanit dhe Benficas, që do të nisë në orën 21:00 në “San Siro”. Po në orën 21:00, do të luhen edhe 6 ndeshje të tjera, ku spikat Anderlecht – Lyon.

Bayer Leverkusen do të presë në shtëpi Celje, ndërsa Dinamo Zagreb e Arbër Hxhës përballet në transfertë me Hapoel Beer Sheva. Në krahun tjetër, Olympiacos kërkon 3 pikët e para ndaj Jagiellonia.

Ndeshjet e tjera janë Sturm Graz – Rennes dhe Sunderland – AZ Alkmaar, ku Granit Xhaka me “shokë” do të tentojnë fitoren brenda në strofullën e tyre, në Angli.

Lexo gjithashtu