Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Nevojitet “mrekullia” për përmbysjen e madhe, Egnatia “all-in” sot në fushë përballë irlandezëve “problematikë”

Shkruar nga NEWSPORT
Nevojitet “mrekullia” për përmbysjen e madhe, Egnatia
Egnatia - Shamrock Rovers

Në “repertorin” e Egnatias vlen vetëm fitorja, edhe pse përballë kanë një “kafshatë” jo të lehtë për ta mposhtur, në turin e tretë të kualifikueseve të Europa League.

Shamrock Rovers vjen sot në Rrogozhinë me një avantazh për t’u marrë në konsideratë, 3-1 në tokën irlandeze, por për kampionët e Shqipërisë, “e pamundura” nuk ekziston, ndaj dhe në “Arena Egnatia” do kërkohet maksimumi për kualifikimin në “play-off”.

Vetë rrogozhinasit kanë shfaqur vetbesim në radhët e tyre dhe “djemtë” e Nevil Dedes janë të gatshëm të hedhin pas krahëve atë disfatë për të prerë “biletën” e avancimit më tutje.

Një ndeshje ku do të provohet gjithçka, sonte në orën 21:00 për “mrekullinë” e radhës. Egnatia beson tek suksesi pavarësisht disavantazhit, ndaj dhe fusha mund ta vërtetojë këtë ambicie.

Poll

Lexo gjithashtu