Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Nevil Dede si Jose Mourinho, gjesti i trajnerit të Egnatias bëhet “hit” pas fitores me “5 yje” në Europa League (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede si Jose Mourinho, gjesti i trajnerit të Egnatias bëhet
Nevil Dede dhe Jose Mourinho

Nevil Dede po bën “mrekullinë” në krye të Egnatias. Trajneri 51-vjeçar e mori “timonin” e ekipit rrogozhians vetëm në 4 maj të këtij vitit dhe pas 12 ndeshjesh, ka shënuar arritje për “notën 10”.

Fillimishit befasoi me titullin kampion te Egnatia, ku Albano Aleksi me shokë nuk vështroheshin si favoritë para Final Four, kundër Vllaznisë dhe Elbasanit.

Mbrëmë siguruan “biletën” për fazën e grupeve në Conference League, ndërsa ndodhen në Play-Off të Europa League. Kampionët e Superiores mposhtën 5 – 1 Shamrock Rovers, duke përmbysur disfatën në takimin e parë 1 – 3.

Pas ndeshjes dhe kualifikimit në “Arena Egnatia”, Nevil Dede është bërë “hit” me gjestin e tij, jo në nota provokuese, por dashamirëse, madje më shumë humoristike. Ai “imitoi” veprimin e Jose Mourinho, teksa portugezi i “përgjigjej” kritikave duke vendosur dorën pranë veshit.      

  

 

 

Poll

Lexo gjithashtu