Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Ne e dimë çfarë mund të bëjmë”, Nevil Dede paralajmëron Lillestrom para “play-off” të Europa League: S’jemi këtu për shëtitje, mendoj se...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne e dimë çfarë mund të bëjmë”,
Nevil Dede

Egnatia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e parë “play-off” të Europa League, përballë Lillestrom. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, nis prej orës 19:00. Ndërsa në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri Nevil Dede.

“Objektiva gjithmonë njeriu ka. Ne atë që kishim deklaruar, pra klubi, presidenti dhe unë bashkë me djemtë, ishim të bindur që në grupet e Conference League duhet të shkonim patjetër, sepse e meritonin djemtë. Tani na ka dalë përpara një objektiv akoma më i madh, siç është Europa League.

Është një event i madh për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për çunat tonë, por gjithë komunitetin e futbollit. Ne e dimë çfarë mund të bëjmë, çfarë lojtarësh kemi dhe që ta kemi përsëri objektiv këtë tur të Europa League. E dimë që mund të bëjmë akoma më mirë. Djemtë kanë kapacitete, po e shohin realisht forcën e tyre. Besoj që këto janë armët tona më të forta, kapiteni dhe eksperienca e qetësia në këtë grup.

Lillestrom? Kemi ardhur deri këtu me meritë, ndoshta meritonim diçka më shumë. Ne nuk marrim pjesë në Champions sepse kemi humbur në penallti. Ne nuk kemi humbur ndeshje, jemi eliminuar pa humbje. Nuk jemi spektatorë. Nuk kemi ardhur në play-off të Europa League për shëtitje. Unë mendoj se e meritojmë”, tha Dede.

 

Lexo gjithashtu