Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Shamrock-u “kockë e fortë” për Egnatian, ekipi i Nevil Dedes merr “dushin e ftohtë” nga Dublini dhe ndërlikon kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shamrock-u “kockë e fortë” për Egnatian,
Shamrock Rovers - Egnatia

Egnatia është mposhtur në transfertë përballë Shamrock Rovers, në takimin e parë të vlefshëm për turin e tretë të kualifikueseve të UEFA Europa League. Sfida e zhvilluar në Dublin përfundoi në favor të irlandezëve me rezultatin 3-1.

Përballja nisi “malore” për rrogozhinasit që në minutat e para, me skuadrën nga Irlanda që mori “frenat” e takimit duke u shfaqur më kërkues ndaj golit. Për fatin e mirë, portieri Dajsinani arriti të neutralizojë një pjesë të goditjeve që erdhën në drejtimin e tij për të mbajtur portën e paprekur.

Megjithatë, një gabim në prapavijë nga Ildi Gruda i kushton Egnatias një penallti, e cila realizohet nga Burke në minutën e 29-të. Restoja kthehet shumë shpejt, më saktësisht në të 40-tën minutë kur rrogozhinasit fitojnë të drejtën e një 11-metërshi pas një ndërhyrje të parregullt në zonën irlandeze. Pas rishikimit me VAR, arbitri shënjestron pikën e bardhë.

Jaime merr shansin për të goditur dhe në tentativën e parë portieri kupton krahun, ndërsa në të dytën mesfushori nuk gabon dhe “tund” rrjetën.

Me nisjen e fraksionit të dytë të ndeshjes, Shamrock niset me sulme “vdekjeprurëse” dhe fati iu buzëqesh. Dy gola të shpejtë brenda 2 minutave, më saktësisht nga Roberto Lopes në të 55-tën dhe i treti nga Aaron Green.

Rrjedha e mbetur e lojës mund të kishte shkuar edhe më keq për Egnatian, nëse nuk do të ishte për pritjet e Dajsinanit që i mohoi në disa momente golin e katërt dhe atë “vrasës” për kualifikimin në fazën e “play-off”.

Me shifrat 3-1 përfundon ky takim, ndërsa Egnatia, edhe pse ka disavantazhin e dy golave, marrë në konsideratë dhe nivelin me të cilin u prezantua kundërshtari në fushë, do tentojë të futet “all-in” në Rrogozhinë për të shkruar historinë e kualifikimit më tutje. Kjo ndeshje do të luhet më 13 gusht.

Shamrock Rovers 3-1 Egnatia (Burke 29', Lopes 55', Greene 57'/ Jaime 41')

UEFA Europa League: Ndeshja e parë, raundi i tretë.
Stadiumi: “Tallaght Stadium”.
Arbitër: Andris Treimavis (letonez). 

FORMACIONET ZYRTARE:
SHAMROCK ROVERS (3-5-2): McGinty; Sobowale, Lopes, Stevens, Fitzgerald, Byrne, Healy, Watts, Brennan, Burke, Greene. Trajner: Stephen Bradley. 
EGNATIA (3-5-2): Dajsinani; Sota, Bitri, Aliyev, Jaime, Fernando, Kryeziu, Diabate, Yago, Adjessa, Gruda. Trajner: Nevil Dede. 

 

NDESHJA

Mbyllet ndeshja në Dublin, Shamrock Rovers 3-1 Egnatia.

Akordohen 4 minuta shtesë. 

73' Provon Albanese te Egnatia, goditja është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit.

65' Shpëton mrekullisht Egnatia nga goli i katërt, Afolabi "huq" të pamundshmen përballë portierit Dajsinani.

57' GOL SHAMROCK! Shënon Aaron Green. 

   

55' GOL SHAMROCK! Shënon Roberto Lopes. 

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë. 

41' GOL EGNATIA! Shënon Jaime. Gabon goditjen e parë të penalltisë, por ia del të shënojë në tentativën e dytë. 

40' Penallti për Egnatian! Pas rishikimit me sistemin VAR, arbitri korrigjon vendimin. 

38' Ildi Gruda ndëshkohet me kartonin e verdhë për shkak të protestave, shkak bëhet ndërhyrja në zonën e Shamrock dhe pretendime për penallti. 

30' Adjessa i afrohet golit të barazimit, topi përfundon jashtë. 

29' GOL SHAMROCK! Shënon Burke. 

27' Penallti për Shamrockun, Gruda shkakton ndërhyrje të parregullt, arbitri nuk ka dyshime.

11' Provon sërish Shamrock, asnjë rrezik për Egnatian. 

10' Kërcënimi i parë në portën e Egnatias, Dajsinani vigjilent. 

1’ Shkelmohet topi i parë në Irlandë, nis Shamrock Rovers - Egnatia.

 

Poll

Lexo gjithashtu