Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e parë e “play-off” të UEFA Europa League mes Egnatias dhe Lillestrom. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi me shifrat 0-0.
Sfida nisi që në minutën e 5-të me avantazhin e miqve, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Në anën tjetër, edhe te Egnatia patën raste të shumta për shënim ku tentuan Albanese dhe Adjessa, por pa rezultat ndërsa Ildi Gruda u ndal nga shtylla. Njëjtë ndodhi edhe me norvegjezët që provuan shanset e tyre, por megjithatë portat mbetën të paprekura.
Kështu mbyllet kjo përballje në Rrogozhinë, duke e lënë gjithçka të hapur misionin për kualifikim në transfertën norvegjeze e cila do të luhet javën e ardhshme.
Egnatia 0-0 Lillestrom
UEFA Europa League: Ndeshja e parë, play off.
Stadiumi: “Arena Egnatia”.
Arbitër: Willy Delajod (francez)
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA (3:5:2): Dajsinani; Sota, Bitri, Aleksi, Smajli, Loukili, Medeiros, Albanese, Yago, Daniel, Gruda. Trajner: Nevil Dede.
LILLESTROM ( 4:3:3): Dahlberg; Mogstod Ranger, Gabrielsen, Moen Foss, Ottesen, Ibrahimaj, Krygard, Nyheim, Paintsil, Gulbrandsen, Felix Va. Trajner: Hans Odegaard
LIVE
Mbyllet ndeshja, Egnatia 0-0 Lillestrom.
72' Dajsinani gabon në zonë, por fatmirësisht topi i goditur nga lojtari i miqve shkon jashtë portës.
69' Goditje fluturimthi me kokë nga Ildi Gruda, por shtylla i mohon festën.
62' Albanese tenton golin spektakolar, topi shkon ngjitur me traversën.
50' Provon nga distanca Guldbrandsen, pritja vendimtare e Dajsinanit shpëton Egnatian.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
2 minuta shtesë deri në përfundimin e pjesës së parë.
43' Goditje e menjëhershme nga Albanese, përpjekja nuk gjen golin e shumëkërkuar.
41' Çfarë humb Albanese! I vetëm përballë portierit godet keq dhe nxjerr topin jashtë.
38' Goditje e lehtë nga Albanese. Egnatia vazhdon të kërkojë për golin e parë.
31' Egnatia fiton terren në zonën e norvegjezëve. Tjetër moment i mirë për rrogozhinasit, por pa rezultat.
29' Sërish Adjessa jep sinjale, por asnjë rrezik për Dahlberg.
24' Provon Adjessa, por portieri reagon në kohë dhe pret një shans të mirë për Egnatian.
5' Shënon Lillestrom, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Arena Egnatia”, nis ndeshja e parë e play off, Egnatia - Lillestrom






