Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede konkretizoi “mrekullinë” ndaj Shamrock Rovers, fitore 5 – 1 dhe kualifikimi direkt në grupet e Conference League.
Edhe pse e humbën sfidën e parë me shifrat 1 – 3 në Irlandë, rrogozhinasit demostruan karakter dhe vendosmëri në “Arena Egnatia”.
Pas vetëm 4 minutash lojë, kampionët e Superiores gjetën rrugën e rrjetës me Adjessa, shoqëruar me finalizimet e Albanese (11’) e Gruda (20’). Sërish Adjessa në minutën e 38-të, i dërgoi shifrat 4 – 0, ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Kartoni i dytë i verdhë për Ndrecën, i konvertuar në të kuq, hodhi “hije” pasigurie. Por Egnatia vazhdoi ta mbante “këmbën te gazi”, e pasur golin e Albanese, 5 – 0.
Rrjeta e Burke nga kampi i miqve, vlejti sa për statistikë. Në Play-Off-in e Europa League, Egnatia gjen përballë norvegjezët e Lillestrom.
Egnatia 5 – 1 Shamrock Rovers (Adjessa 4’, 38', Albanese 11', 58', Gruda 20'/ Burke 74')
58’- Albanese merr pasim te bukur nga Fernando Medeiros dhe ia del të fitoi duelin me portierin rival.
46' - Starton pjesa e dytë.
45+7’ - Mbyllet fraksioni i parë i lojës.
45+3’ Ndërhyrje e panevojshme nga Ndreca! Lë Egnatian me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë.
38’ - Adjessa në versionin më të mirë, “shkund” sërish portën e Shamrock, 4 – 0.
20’ - E pabesueshme se çfarë po ndodh në “Arena Egnatia”! Skuadra shqiptare i dërgon shifrat në 3 – 0 me Grudën.
11’ - Rrogozhinasit të jashtëzakonshëm, vjen goli i 2-të me Albanese.
4’ - Egnatia e nis në mënyrë spektakolare, shënon me Adjessa.
1’ - Nis ndeshja Egnatia – Shamrock Rovers në stadiumin “Arena Egnatia”.
FORMACIONET ZYRTARE






