Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ 120 minuta lojë e tre gola të shënuar, Egnatia përmbyset në Norvegji dhe mjaftohet me grupet e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 120 minuta lojë e tre gola të shënuar, Egnatia
Lillestrom - Egnatia

Egnatia nuk ia ka dalë të kualifikohet në grupet e Europa League, pasi është mposhtur në “play-off” nga Lillestrom. Ndeshja e zhvilluar në Norvegji, përfundoi me kohën e rregullt 1-1, ndërsa në kohën shtesë norvegjezët shënuan dhe golin e fitores.

Takimi nisi mirë për “djemtë” e Nevil Dedes, të cilët patën shanset e tyre në minutat e para. Përpjekjet u shpërblyen në minutën e 33-të, kur Elion Sota shënon për Egnatian pas një krosimi nga goditja e këndit nga ana e Fernandos.

Tentativat për golin e dytë vijojnë në radhët e Egnatias për të gjetur edhe atë të sigurisë, përmes Loukilit dhe Albaneses, mirëpo rezultuan të pafatë. Kur u mendua se në Rrogozhinë do të shkruhej historia, Foss shënon golin e barazimit në minutën e 82-të për të çuar sfidën në shtesë.

Sapo nis pjesa e parë e shtesës, Lillestrom shënon golin e avantazhit në minutën 94-të, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të Egnatias në këtë kompeticion.

Kështu, kampionët e Shqipërisë mjafton me arritjen e objektivit siç janë grupet e Conference League, ndërsa nesër mësojnë edhe për fatin që do t'u rezervojë shorti.

Lillestrom 2-1 Egnatia (Foss 82', Olsen 90'+4/ Sota 33') (2-1)

 

UEFA Europa League: Play-off, ndeshja e dytë.

Stadiumi: “Arasen Stadion”

Arbitër: Joao Pinheiro (portugez)  

 

FORMACIONET ZYRTARE:

LILLESTROM (4-3-3): Dahlberg, Ranger, Gabriel, Foss, Elkaer, Nyheim, Ibrahima, Kitolano, Paintsil, Gulbrandsen, Felix Va. Trajner: Hans Erik Ødegaard.

EGNATIA (4-3-1-2): Dajsninani; Smajli, Bitri, Sota, Ndreca, Loukili, Aleksi, Fernando, Albanese, Adjessa, Gruda. Trajner: Nevil Dede.

 

NDESHJA

Mbyllet ndeshja në Norvegji, Lillestrom fiton 2-1. 

112' Montenegro provon me kokë pas një krosimi në zonë, tentativa përfundon jashtë.

Nis pjesa e dytë e shtesës. 

Mbyllet pjesa e parë e shtesës. 

90'+4 GOL LILLESTROM! Shënon Olsen. 

Nis koha shtesë.

Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në shtesa.

82' GOL LILLESTROM! Shënon Sander Moen Fas. 

51' Loukili për pak sa nuk shënon eurogol, portieri Dahlberg i mohon festën e golit të dytë Egnatias.

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë. 

Vetëm një minutë shtesë.

41' Çfarë mundësie për Egnatian për golin e dytë. Albanese shpërdoron një rast flagrant, duke përfituar dhe nga një përgjumje e kundërshtarit. 

33' GOL EGNATIA! Shënon Elion Sota.

13' Tjetër kërcënim për portën e Egnatias, Dajsninani "neutralizon" goditjen e Elkaer.

9' Provon sërish norvegjezët me një aksion, asnjë rrezik për portën e Dajsinanit.

6' Zëvendësim i detyruar në radhët e Lillestrom, largohet Gabrielsen për Kristiansen.

1' Shkelmohet topi i parë në Norvegji, nis përballja vendimtare e Egnatias përballë Lillestrom. 

 

Poll

Lexo gjithashtu