Egnatia do të luajë nesër përballë Lillestrom, ndeshjen e kthimit të “play-off” për kualifikimin në grupet e Europa League. Ndeshja e cila zhvillohet në Norvegji, do të nisë prej orës 19:00.
Për këtë përballje, trajneri Nevil Dede i duhet të bëjë pa praninë e dy lojtarëve të krahut si Guillem Jaime dhe Andrey Yago, të lënë jashtë listës për shkak të dëmtimeve.
Mungesa “kyçe” për formacionin fiks të Dedes, i cili do t’i duhet të kthejë sytë nga alternativat. Në krahun e djathtë, një lojtar që mund të mbulojë mirë këtë zonë është Geralb Smajli, ndërsa për të majtin një mes Edison Ndrecës dhe Zamiq Aliyev.
Rrogozhinasit janë më të “etur” se kurrë për fitoren dhe në transfertën norvegjeze do të japin gjithçka munden për të hedhur hapin drejt kualifikimit historik në grupet e këtij kompeticioni. Në rastin më të keq, pra të eliminimit, ata do të merrnin pjesë në grupet e Conference League për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, fillimisht duhen luajtur shanset në Norvegji.






