Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Kundër Milanit dhe në të njëjtën vazo me Trabzonsporin e Ernest Muçit! Skenari i mundshëm për Egnatian, nëse “heq qafe” Lillestrom

Shkruar nga NEWSPORT
Kundër Milanit dhe në të njëjtën vazo me Trabzonsporin
Egnatia, Milan, Europa League dhe Ernest Muçi me Trabzonspor

Pas sigurimit të fazës Play-Off në Europa League, Egnatia është e “etur” për të kapur grupet e këtij kompeticioni, ndërsa ka në “xhep” prezencën në Conference League.

Pavarësisht se do të luajnë kundër Lillestrom të Norvegjisë, te klubi rrogozhinas besojnë se mund t’ia dalin, duke filluar që nga presidenti Agim Demrozi.

Nëse kampionët e Superiores kualifikohen ndaj rivalit nordik, atëherë do të përsërisin arritjen e Skënderbeut, grupet e Europa League.

Në skenarin që Egnatia kualifikohet, do të gjendej në vazon e 4-të, aty ku me shumë gjasa edhe Trabzonspori i Ernest Muçit. Po ashtu, mundësia e përballjes me Milanin është reale, pasi kuqezinjtë renditen në vazon kryesore.    

Kundër Milanit dhe në të njëjtën vazo me Trabzonsporin
Vazot dhe ekipet e mundshme

 

 

Poll

Lexo gjithashtu