Egnatia dhe Shamrock Rovers do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Europa League.
Pasi ndeshja e parë në Dublin përfundoi me rezultatin 3-1 në favorin e irlandezëve, këtë herë, rrogozhinasit do tentojnë të kthejnë “reston” në “Arena Egnatia", sfidë që starton prej orës 21:00.
Pak orë para kësaj përballjeje, faqja e klubit rrogozhinas ka ndarë dhe posterin zyrtar për sfidën, ku shfaqet pikërisht kapiteni Albano Aleksi mbi re.
Mesazhi lë të nënkuptohet se brenda në kampin e kampionëve në fuqi të Superiores, janë lënë pas hatërmbetjet dhe mbrojtësi shihet si “forcë” dominuese dhe që mund të marrë minutat e duhura përballë kundërshtarit irlandez.
Kujtojmë se mes tij dhe trajnerit Nevil Dede u përfol për një “krisje” që mund të pasonte me një largim të Aleksit nga Rrogozhina, por “vetoja” e presidentit Agim Demrozi vuri “pikat mbi i”, duke larguar çdo pistë të mundshme për “divorc” me 33-vjeçarin.
View this post on Instagram






