Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Kjo fitore është për të gjithë futbollin shqiptar”, Nevil Dede në “qiellin e shtatë” pas triumfit: Falënderoi kapiten Aleksin

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo fitore është për të gjithë futbollin
Nevil Dede

Pasi Egnatia siguroi kualifikimin historik të “biletës” për në grupet e Kupave të Europës, foli për mediat trajneri i Egnatias, Nevil Dede.

“Ia dolëm. Shpërdoruam shumë në Irlandë. Kisha shumë besim te ekipi. Kjo fitore është për të gjithë futbollin shqiptarë, jop vetëm për ne.

Mora edhe lajmin që Dinamo ka avancuar, shpresoj të jemi dy ekipe shqiptare në  grupet e Kupave të Europës. Kjo ishte një ndeshje perfekte.

Goli i shpejtë na ndihmoi në menaxhimin e ndeshjes. Aleksi ishte boshti ynë sot. Albanese zhvilloi sfidë perfekte. Kjo skuadër përgjigjet. E vërtetë se kemi marrë shumë gola, por edhe kemi shënuar tepër. Duhet të kemi shumë forca përpara.

E rëndësishme, një shprehje e vjetër: ‘Të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari’.

Falënderoi kapitenin Aleksi për durimin, i cili ka qendruar në stol, për shkak të taktikave. Do ta provojmë ndaj Lillestrom, pse jo. Nuk e shikojmë veten inferior. Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”.

Poll

Lexo gjithashtu