Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka treguar se tribuna “E” për ndeshjen kundër Shamrock Rovers, raundi i 3-të në Europa League është shitur plotësisht.
Po ashtu, shkohet me tej se vetëm 10% e biletave në totalë janë ende të disponueshme, pasi pjesa tjetër është e shitur, tregues i interesimit masiv për këtë përballje.
Kapaciteti i “Arena Egnatia”, shkon në 4.000 spektatorë. Kjo mbështetje masive, e bën “detyrim” fitoren dhe kualifikimin për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.
Nëse ekipi rrogozhinas ia del të kaloj Shamrock, siguron “biletën” në grupet e Conference League dhe do të luaj në fazën Play-Off kundër Lillestrom në Europa League. Vlen të përmendet se Egnatia nuk ia ka dalë kurrë të marrë pjesë në grupet e Kupave të Europës.






