Egnatia është gati të “kthej pllakën” kundër Shamrock dhe të kualifikohet në fazën Play-Off të Europa League, pavarësisht humbjes 1 – 3 në fushën irlandeze.
Ndeshja do të mbahet në datën 13 gusht, ora 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia”. Sipas parashikimit nga gjiganti botëror i stimulimeve në %, “Football Meets Data”, as Shamrock Rovers dhe as Egnatia nuk kanë shanse për të kapur grupet e Europa League.
Fituesi i këtij çifti do të luaj karshi Lillestrom SK të Norvegjisë dhe në këtë “lupë”, konsiderohen të “pashpresë” ndaj rivalit nordik.
Pra, sipas stimulimeve të “Football Meets Data”, Lillestrom, do të eliminojë fituesin nga përballjet Egnatia – Shamrock dhe do të pozicionohet në vazon 4-të të shortit për grupet e Europa League.






