Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Egnatia është ekip shumë sulmues dhe i rrezikshëm”, trajneri i Shamrock zbulon “spiunin” nga ekipi i Vllaznisë për të mposhtur rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatia është ekip shumë sulmues dhe i
Stephen Bradley

Ndërsa në ndajnë edhe pak orë nga ndeshja Shamrock Rovers – Egnatia, raundi i 3-të i Europa League, trajneri i ekipit irlandez, Stephen Bradley ka folur para mediave.

Ai është shprehur me superlativa për rivalin rrogozhinas, sidomos në adresim të fazës ofensiv. Po ashtu, ka zbuluar detajin e “spiunit” nga Superiorja, i cili vjen nga skuadra e Vllaznisë:  

“Egnatia luan me një sistem shumë të ngjashëm me tonin. Mendoj se, nga të 3 skuadrat me të cilat jemi përballur deri tani në Evropë, ata janë ekipi më i mirë.

Janë një skuadër me orientim të theksuar sulmues, kanë shënuar shumë gola në ndeshjet e mëparshme (gjashtë në raundin e parë kualifikues të Champions League dhe pesë në dy ndeshjet kundër Celjes në raundin e dytë).

Janë një ekip shumë i rrezikshëm. Kam biseduar me Leon Pohls, i cili luan atje, dhe ajo që tha ai përputhet me atë që kemi parë edhe ne. Egnatia është një ekip shumë i mirë”.

Poll

Lexo gjithashtu