Egnatia do kërkoj “mrekullinë” kundër Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit të Europa League, raundi i 3-të, pas humbjes 1 – 3 në transfertë. Takimi i radhës do të mbahet më datën 13 gusht në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.
Stimulatori i mirënjohur “Football Meets Data”, e bën të qartë se ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ka shanse minimale për të avancuar në fazën Play-Off të këtij kompeticioni, për të mos të thënë fare, vetëm 12%.
Nga krahu tjetër, kualifikimi i Shamrock Rovers përkon me 88%, thuajse i “sigurtë” në “letër”.
Gjithsesi, vlen të përmendet se këtë sezon në Kupat e Europës, kampionët e Superiores kanë treguar “karakter” dhe “lumë” golash në fushën e tyre, si me Petrocub, ashtu edhe karshi Celje.






