Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Drejtori Zenelaj çudit pas fitores së Egnatias ndaj Shamrock: Do ketë largime, por nuk do zëvendësohen! Planet për të ardhmen? Po merremi me ekipin B

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori Zenelaj çudit pas fitores së Egnatias ndaj Shamrock: Do
Drejtori Klejdi Zenelaj

Padyshim, suksesi i arritur nga Egnatia duke mposhtur Shamrock Rovers me rezultatin e thellë 5-1 në “Arena Egnatia”, ka një sërë protagonistësh përtej fushës. Kualifikimi në fazën e “play-off” të Europa League, që sjell njëkohësisht edhe sigurimin automatik të grupeve të Conference League, është meritë e një zinxhiri personazhesh që kanë “dorë” në rritjen “galopante” të skuadrës rrogozhinase.

Një prej tyre është dhe drejtori sportiv, Klejdi Zenelaj, i cili mund të quhet dhe një prej “arkitektëve” të kampionëve të Shqipërisë. Ky i fundit, foli dhe për mediat, pas fitores “madhështore” përballë rivalit irlandez, duke habitur jo pak me deklaratat.

"Tani që u kualifikuat, a duhen përforcime? Asgjë nuk do të ndodhë, lojtarët janë këto që arritën kualifikimin. Këta duhet ta shijojnë, lojtarë duhet të aktivizohen. Është dhe ligji që ka nxjerrë federata për djemtë e rinj dhe jemi të detyruar. Besoj që nuk do të ketë më prurje.

Premio? Nuk është diçka e re për ne, i kanë të gjithë në kontrata.

Në të ardhmen, çfarë bëhet? Objektivi është të ndërtojmë ekipi B. Do na shërbejë shumë për pjesën e të rinjve dhe zhvillimit se është e pamundur të bëjmë investim në akademi. Kemi vështirësi logjike, ndaj dhe do investojmë shumë tek ekipi B.

Merkato në hyrje dhe dalje? Jemi në diskutime me 3-4 lojtarë që do të largohen, por nuk do kemi zëvendësime të tyre. Lojtarët do jenë këta që janë.

Albanesen si e gjetët? Në Belgjikë, ishte bashkëpunimi im me të gjithë agjentët që punojmë, veçanërisht me Francin që e bërio të mundur afrimin e Albaneses.

Nuk është vetëm punë e imja, por edhe e bashkëpunëtorëve menaxherialë.”, tha Zenelaj.

Poll

Lexo gjithashtu