Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Bastet dhe forma skandaloze e kundërshtarit në transfertë, ja pse Egnatia ka shanse për kualifikim

Shkruar nga NEWSPORT
Bastet dhe forma skandaloze e kundërshtarit në transfertë, ja pse
Egnatia

Egnatia i duhet të japë shumë nga vetja përballë Shamrock Rovers, nëse do me patjetër të prekë kualifikimin për në “play-off”-in e Europa League. Sonte në mbrëmje, rrogozhinasit do të hidhen në fushë vetëm për fitore në “Arena Egnatia”, ndeshje që do të nisë prej orës 21:00.

Disavantazhi i takimit të parë në Irlandë ku pësuan tre gola dhe shënuan vetëm një, bëri që “matematika” t’ia heqë përfundimisht shpresat e një kalimi më tutje, mirëpo në “tokën shqiptare”, ekziston besimi se mund t’ia dalin.

Për t’i shtuar më shumë “motivimin” Egnatias, mendon platforma e njohur mediatike “Flashscore”, e cila ka përditësuar dhe kuotat e ndeshjes së sotme.

Bastet dhe forma skandaloze e kundërshtarit në transfertë, ja pse
Egnatia - Shamrock Rovers, kuotat për ndeshjen

Fitorja e Egnatias kuotohet 2.10, një barazim 3.30, ndërsa një sukses i Shamrock Rovers 3.20.

Nuk mjafton vetëm kjo, nëse i referohemi gjithashtu edhe formës që ka treguar ky ekip, në javët e fundit, specifikisht kur i luan ndeshjet jashtë.

Dy humbje dhe një barazim. 4 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar. Një formë me “lëkundje” që mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga “djemtë” e Nevil Dedes që të godasin në pikën  e tyre më të dobët rivalin.

Bastet dhe forma skandaloze e kundërshtarit në transfertë, ja pse
 

 

Poll

Lexo gjithashtu