Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E RRALLË/ Ka drejtuar mbi 5 mijë ndeshje, njihuni arbitrin më të vjetër në moshë që ka hyrë në librat “GUINNESS”

Shkruar nga NEWSPORT
E RRALLË/ Ka drejtuar mbi 5 mijë ndeshje, njihuni arbitrin më
Ken Wright

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por Ken Wright është përkufizimi i duhur i shprehjes: Mosha është thjesht një numër. Arbitri uellsian ka hyrë në librat e historisë, më konkretisht në atë të rekordeve “Guinness”, duke u bërë më i vjetri në moshë që e ushtron këtë profesion.

78 vjeç dhe me karrierën më të gjatë, plot 63 sezone radhazi që vendosë drejtësi në fushë dhe numëron plot 5 mijë ndeshje në fushë si arbitër.

Me një karrierë të nisur në moshën 16-vjeçare, Wright iu besua gjykimi në një ndeshje shkolle nga një mësues fiskulture. Këshillën për t’u marrë me arbitrimin e mori nga mësuesi i edukimit fizik, ndërsa karriera e tij kaloi kufijtë, tashmë që ky profesion është bërë pjesë e pandashme e jetës së uellsianit dhe këtë e vërteton më së miri jetëgjatësia që ka në këtë sport.

 

Lexo gjithashtu