Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bullgari, në qytetin e Plovdvit, ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni i njohur bullgar, Iliyan Filipov.
Biznesmeni, i cili mbante dhe rolin e presidentit të klubit Botev Plovdiv, u gjet pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure, pranë shtëpisë në lagjen “Hristo Smirnenksi”. Sipas të dhënave të policisë, Filipov ka marrë një plagë plumbash në kokë, çfarë i kanë shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, komuniteti bullgar dhe ai sportiv janë tronditur me vrasjen e Filipov. Klubi i cili ishte në pronësi të tij, është një emër i njohur për Partizanin, pasi të dyja skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën në kualifikueset e Europa League në vitin 2017.
Crime violento deixa Bulgária em choque ????
— ZEROZERO (@zerozeropt) September 30, 2026
O presidente do Botev Plovdiv, Ilyian Filipov, foi morto na madrugada desta quarta-feira, após o jogo entre a Bulgária e a Estónia, disputado em Plovdiv. pic.twitter.com/3kStBPvHU2






